Kërkesa e PD-së për zgjedhjet në Korçë KQZ, “pa funksion”: Nuk e marrim në shqyrtim, na mungon kuorumi. PD në Kolegj

0
128

Gëzim Saliu

Kosovrasti: PS po mohon të drejtën e ankimit, pasi nuk po mbush vendet në KQZ

Relatorja e çështjes, Shtjefni: Ankimi i PD-së plotëson dispozitat, por KQZ s’ka kompetenca

 

kqz-300x225Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk merr në shqyrtim kërkesën e PD-së për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve për Bashkinë Korçë. Mungesa e kuorumit të anëtarëve detyroi institucionin më të lartë zgjedhor që ta mbyllë mbledhjen e djeshme pa marrë në shqyrtim animimin e demokratëve. Ndërkohë relatorja e çështjes Vera Shtjefni, e cila u zgjodh përmes shortit deklaroi se ankimimi i Partisë Demokratike i plotëson dispozitat sipas ligjit por sipas saj, mungesa e numrit të domosdoshme të anëtarëve të KQZ-së për një vendim me shumicë të cilësuar, bën të pamundur marrjen në shqyrtim të kërkesës. “Fakti përse ne nuk arrijmë dot më tej në relatimin dhe shqyrtimin administrativ të kësaj çështje është pikërisht se vendim marrja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me këtë objekt të çështjes është me shumicë të cilësuar. Në këto kushte ne nuk e marrim dot në shqyrtim kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe këtu do ta mbyllim mbledhjen sepse edhe vendim nuk marrim dot”, – tha kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi.

Debatet

Për Partinë Demokratike, KQZ-ja duhet të vendoste datën se kur do ta shqyrtonte kërkesën pasi nuk mund të paragjykonte kuorumin për atë mbledhje. Përfaqësuesi i demokratëve në institucionin më të lartë zgjedhor, Niazi Kosovrasti pohoi se neni 131 i kodit zgjedhor i jep të drejtë KQZ-së të shqyrtojnë animimin. “Pa diskutim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompetencën që të shqyrtoj të gjitha ankimet që lidhen me procesin zgjedhor. Sigurisht ju nuk keni 5 vota për ti thënë po, por si mund të paragjykohet kjo kur nesër mund të marrë vendim parlamenti për plotësimin e KQZ-së dhe ti keni 5 vota”, – tha Kosovrasti. Më tej, ai theksoi se e gjithë kjo situatë ngërçi në institucionin më të lartë zgjedhor vjen për shkak të bllokimit nga ana e Partisë Socialiste, e cila ende nuk ka marrë vendim lidhur me anëtarët e saj. Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së Eridian Salianji ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kompetencë të shqyrtojë çështjen. “Opozita po kërkon majën e ajsbergut, por nuk do gjejë asgjë pasi kemi paguar vetëm biletat e udhëtimit për studentët”, tha Salianji. Në mbledhjen e djeshme nuk munguan batutat lidhur me video skandalin e bërë publik nga “Fiks Fare”, ku pas deklaratave kundërshtues mes Kosovrastit dhe Salianjit, anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj pohoi : “Na u kthye mbledhja në “Fiks Fare”. Pas mbylljes së diskutimeve dhe relativit të Shtjefnit, KQZ theksoi se nuk mund të marrë në shqyrtim ankiminin e PD-së për shkak të mungesës së kuorumit. “Në bazë të nenit 22, pika 5, nenit 24, pika 1 germa c, si dhe vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 17, dt. 22.07.2013), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konstatoi mungesën e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore nr. 44, të subjektit, Partia Demokratike”, thuhej në deklaratën e institucionit më të lartë zgjedhor. Pas këtij procesi, PD do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, ku opozita do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve vendore te Bashkisë se Korçës pas transmetimit të pamjeve filmike, ku tregoheshin zyrtarë socialistë që paguanin 2 mije lekë të reja për votuesit studente.

 

 

Neni 24 i Kolegjit që “ndalon” shqyrtimin e animimit

“…të votojnë pro, jo më pak se 5 anëtarë në rastet për pranimin e ankimeve kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore si dhe kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një atë disa qendra votimi”

 

 

Kërkesa e PD-së

“Natyrisht, për falsifikimin e rezultatit zgjedhor, organizatorët dhe ekzekutorët e blerjes masive të votës do të përgjigjen penalisht por ajo çka ne si subjekt zgjedhor i kërkojmë KQZ, si organi më i lartë i cili organizon dhe drejton zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë është që pasi të këqyrë materialin filmik të depozituar si provë dhe pasi të kryejë verifikimet përkatëse duke përpunuar informacionin që ajo zotëron, përfshirë dhe atë të inspektorëve të saj në terren, të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e manipuluara të zhvilluara ne dt. 3.11.2013 për kryetar bashkie Korçë dhe të urdhërojë ripërsëritjen e tyre”

 

 

Në Kryeministri

Hapen konkurset për punë. Peleshi: Rekrutimi, në bazë meritokracie

Hapen konkurset për punësim në Kryeministri. Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, drejtoi një ftesë publike dje për shqiptarët e talentuar brenda dhe jashtë vendit që të bëhen pjesë e konkurseve për punësim në ekzekutiv. “Për herë të parë në Shqipëri, ne do synojmë taktika të rekrutimit dhe për herë të parë rekrutimi do kryhet nga qendrat e vlerësimit, që synojnë meritokracinë në vendet e punës. Qëllimi i këtyre konkurseve do jetë tepër i artë, do jetë qendra e ekselencës, ku të rinj dhe jo të rinj që ndodhen në vend apo ata jashtë vendit që ndihen të aftë për ekselencën, të kthehen të japin kontributin e tyre në një proces historik për të ardhmen e Shqipërisë. I ftojmë të gjithë me ide kreative dhe dinamike që të bëhen pjesë e këtyre konkurruese dhe të meritokracisë. Kreativiteti do të jetë udhëheqja duke filluar nga Kryeministria se ne duam te orientojmë punën e qeverisë, jo nga zgjidhja por nga kreativiteti se ne mendojmë që zgjidhja vjen nga kreativiteti”, – tha Peleshi, duke theksuar se Kryeministria do të jetë qendra e ekselencës e administratës publike. Ai ka ftuar të interesuarit, pavarësisht moshës, që ndihen të aftë, të vijnë e të japin kontribut në vend. “Inkurajojmë kreativitetin, të bëhen pjesë e konkurseve publike dhe meritokracisë”.

 

LSDM

Partia opozitare maqedonase e pakënaqur me Ramën: S’na takoi

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev, ka shprehur pakënaqësi që Kryeministri socialist Edi Rama nuk kishte në axhendë edhe një takim me të. “Ne duam të kemi bashkëpunim më të ngushtë me liderin dhe kryeministrin shqiptar që vjen nga e majta apo e majta e qendrës së djathtë dhe në këtë drejtim të shkëmbejmë përvoja, programe dhe projekte të përbashkëta, sepse edhe pretendimi ynë është që sa më shpejt të rikthehemi në pushtet”, – theksoi nga LSDM. Lidhja Social Demokrate në Maqedoni (LSDM) së fundi ka nisur shpalosjen e programeve sociale dhe ekonomike për qytetarët, duke bërë një ofertë parapërgatitore për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare. Një vit më parë, Kryeministri Rama, në cilësinë e liderit të opozitës takoi kreun e LSDM-së gjatë vizitës së tij në Shkup.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency