Mundje Shqipëria do të organizojë botërorin për të rinj

0
164

Vendi ynë do të organizojë vitin e ardhshëm kampionatin botëror të mundjes për të rinj. Ky është vendimi që ka marrë Federata Botërore e Mundjes, e cila ka sjellë në Tiranë zv.presidentin e saj dhe njëkohësisht presidentin e Federatës Evropiane, Tzeno Tzenov. Pas takimit që pati mëngjesin e djeshëm me ministrin e kulturës, Tzenov është shprehur i kënaqur për vendimin që ka marrë Federata Botërore dhe njëkohësisht për mbështetjen që i dha qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit Bumçi. “Vitin e ardhshëm do të zhvillohet kampionati botëror në 4 stile të ndryshme. Kemi marrë edhe sigurinë nga ministri se shteti do të ndihmojë në organizim”, – deklaroi Tzenov. Më pas presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka theksuar se pallati i sportit “Asllan Rusi”, ku do të organizohet ky aktivitet vitin tjetër, i plotëson të gjitha kushtet. “Pas inspektimit, vendimi ishte pozitiv dhe jemi shumë të gëzuar. Do të organizohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë”, – deklaroi Biba.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency