Blushi tallet me Ballën: Je anëtar i Strukturës Spiropaliste, ja kush do të kthejë përgjigje nga sot

0
103

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, deklaroi sot se deputetët e PS që kanë fyer dëshmorët nuk meritojnë përgjigje për akuzat që lëshojnë çdo ditë.

Duke ironizuar deklaratën e Taulant Ballës për dekretin e Presidentit, Blushi tha se anëtarët e Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR) nuk meritojnë përgjigje derisa të kërkojnë falje. Ndërkohë, Blushi thotë se për reagimet dhe qëndrimin e Taulant Ballës nga sot e tutje përgjigjet do t’i japë Ndihmësja e tij, znj.Sara Lleshi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Të dashur kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë.

Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten! Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi. Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj.Sara Lleshi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here