Vendimi Komisioni i Disiplinës “dënon” rëndë Xhafajn

0
177

Skuadra e Teutës mori një goditje të rëndë nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, që pezulloi për 4 ndeshje sulmuesin kryesor të “djemve të detit”, Daniel Xhafaj, “për fyerje të zyrtarëve të ndeshjes në takimin e parë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit”, ku futbollistët që drejtohen nga Gentian Begeja u mposhtën thellë 4-0. Anëtarët e Komisionit të Disiplinës Sportive, iu referua relacionit të gjyqtarit Bardhyl Pashaj, i cili në minutën e 57 të takimit të së dielës, i nxori karton të kuq sulmuesit të Teutës jo për ndonjë ndërhyrje të parregullt, por për shkak të fjalëve ofenduese. Si pasojë e këtij vendimi, Daniel Xhafaj nuk mund të aktivizohet në tre takimet e radhës së Kupës si dhe në ndeshjen hapëse të fazës së dytë të kampionati në Niko Dovana me Shkumbinin. Komisioni Disiplinës ndëshkoi edhe skuadrën e Partizanit me një ndeshje pa praninë e tifozëve, për hedhje të mjeteve ndezëse në fushë në takimin e fundit të fazës së parë ndaj Lushnjës në “Qemal Stafa”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency