Itali Ujkani është “mall” shkëmbimi, De Biazi e mbron sërish

0
160

Në një ndërhyrje që bëri “Radio Palermo”, trajneri i përfaqësues sonë, Xhani de Biazi, foli për ndeshjen e ardhshme mes Udinezes dhe Palermos, por edhe posaçërisht për portierin Samir Ujkani, i përhershëm në kombëtaren shqiptare. “Ujkani është një lojtar shumë i fortë. Ai gjithmonë përpiqet të luftojë e t’ia dalë me sukses, edhe kur pëson lëndime shumë serioze. Është një djalë me aftësi të larta teknike, që ka ende mundësi për ta treguar vetveten. Është një portier trim, – nënvizoi De Biazi, – që ka një reaktivitet të madh. Mos harroni se e ka të ardhmen përpara, pasi është vetëm 24 vjeç. Ndoshta i mungon pak përvoja, por falë një miku tim, i cili e trajnon atë, si Franko Paleari, do të rritet shumë”. Ndërkohë, për mediat e vendit fqinj portieri i dytë i përfaqësues sonë duket se nuk ka të ardhme në Palermo. Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, Kievo mund të humbë Sorentinon që kërkohet me ngulm pikërisht nga Palermoja dhe Bolonja. Nëse mbrojtësi ekstrem i Kievos do të lërë Veronën, atëherë një mundësi është Ujkani të kalojë tek “gomerët fluturues” edhe pse vetë tekniku i tyre Euxhenio Korini do të preferonte Albano Bixarrin (portieri i dytë i Lacios).

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency