Laç/ Rama nuk mban premtimin për spitalin, banorët ngrihen në protest

0
155

Kryeministri i vendit Edi Rama, premtoi në muajin Shkurt se spitali i Laçit do të jetë gati dhe se do të punohen me 3 turne për ndërtimin e tij por  duket se prej 2 muajsh punimet janë ndalur.

Realiteti në terren është krejt ndryshe nga ajo çfarë është premtuar kohë më parë nga kryeministri Edi Rama. Punimet për spitalin e Laçit, prej 2 muajsh janë në pritje.

Përballë kësaj situatë të rinjtë kurbinas, por jo vetëm kanë protestuar për zvarritjen e punimeve, për mungesën e transparencës.

Ata e kanë cilësuar spitalin jetik për 74 mijë banorët e zonës, ndërsa në kohë pandemie situata ka qenë tejet problematikë

Protestuesit kanë kërkuar reagim nga instancat shtetërorë, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here