Ballkanika 2014 / Shtëpitë botuese mbajnë peng letërsinë shqipe, s’përkthehen veprat

0
164

 

Është edicioni i 18-të i çmimit “Ballkanika” dhe letërsia shqiptare ende nuk ka një hartë të plotë për t’u përfaqësuar krah vendeve të tjera të rajonit. Shkaku: mosinteresim të botuesve apo mungesë fondesh e përgjegjshmërie nga Ministria e Kulturës për të financuar përkthimet e autorëve së paku në anglishte. E ka të vështirë juria jonë kombëtare që zgjedh letërsinë vendase për garë, ndonëse pa u pyetur i shpërfill këto arsye. Ndërsa botuesja e “Toenës”, Irena Toçi, nuk ngurron ta thotë edhe me gjysmë zëri se do të donte që edhe botuesit e tjerë të përfshiheshin në këtë garë për të paraqitur autorët e tyre për çmimin “Ballkanika”

 

Violeta Murati

 

Është edicioni i 18-të i çmimit “Ballkanika” dhe letërsia shqiptare ende nuk ka një hartë të plotë për t’u përfaqësuar krah vendeve të tjera të rajonit. Shkaku: mosinteresim të botuesve apo mungesë fondesh e përgjegjshmërie nga Ministria e Kulturës për të financuar përkthimet e autorëve së paku në anglishte. E ka të vështirë juria jonë kombëtare që zgjedh letërsinë vendase për garë, ndonëse pa u pyetur i shpërfill këto arsye. Ndërsa botuesja e “Toenës”, Irena Toçi, nuk ngurron ta thotë edhe me gjysmë zëri se do të donte që edhe botuesit e tjerë të përfshiheshin në këtë garë për të paraqitur autorët e tyre për çmimin “Ballkanika”.

Megjithatë, dje juria shqiptare e ka shpallur një emër për ta çuar në Sofje, ku do të mbahet në 2-4 tetor ceremonia e ndarjes së çmimeve. Pas një viti pune, u tha dje për mediat se është vendosur për shkrimtaren Mira Meksi për të na përfaqësuar, me romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Nga juria dje ishin paraqitur vetëm Jorgo Bulo, kryetar, dhe Diana Çuli, në fakt këta dy emra flasin gjithmonë ndërkohë që mësojmë se emra të tjerë në juri janë edhe prof. Ali Aliu, Piro Misha, Preç Zogaj e Sonila Kapo, të cilët nuk kanë qenë prezent ndonjëherë para mediave, por thuhet se ata punuan dhe shqyrtuan prurjet në letërsinë shqipe për gjatë tre viteve 2012, 2013, 2014. Argumentimi i jurisë kombëtare në lidhje me këtë zgjedhje: “Romani i Mira Meksit “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” – një rrëfim midis historisë dhe legjendës, në një sfond jo vetëm gjeografik por dhe kulturor-mitologjik iliro-helenik, ka një përmasë mesdhetare ballkanike që e bën konkurrent në një ballafaqim veprash që pretendojnë çmimin “Ballkanika”.

Bulo ka thënë se këto vite kanë qenë të begata për letërsinë shqipe përmendur vetëm pak emra si Bashkim Shehu apo Rita Petro me vëllimin poetik, si dhe Mira Meksin. Kryetari i jurisë kombëtare, Bulo, ka veçuar se pengesë në prurje kanë qenë kritere ekstra jashtëletrare, jo vetëm ato artistike, duke përmendur të njëjtën problematikë të përvitshme: kriterin e përkthimit në anglisht. Bulo thotë se zgjodhën Meksi për vlerën e veprës, edhe pse ka konkurruar dhe vitin që shkoi, duke lënë në indiferencën faktin se “juria qendrore, ndërkombëtare ka kriteret e veta”. Botuesit e “Toenës”, me të cilën përfaqësohemi në “Ballkanika”, Irena Toçi duke paraprirë, dhe mundësinë e humbjes së garës, tha se letërsia me të cilën përballet autorja shqiptare është me emra të mëdhenj të njohur jo vetëm në rajon por dhe në Evropë. Kjo dihej, kur mjafto kërkimet e tyre, ndonëse të panjohur e pa përkthyer në shqip. Megjithatë ajo ka thënë se në Sofje do të bëhet festë këtë vit, pasi përkon me 20-vjetorin e “Ballkanika”, ku do të mblidhen gjithë fituesit ndër vite. Shqiptarë që kanë fituar, janë vetëm Kadare dhe Kongoli, emra tashmë të konfirmuar në arenën letrare të rajoni dhe evropiane. Harta e cunguar e përfaqësimit në këto vite nuk e bën paraqet të plotë zhvillimet letrare në vend. “Shtëpitë botuese nuk kanë qenë gati. Ky është shqetësimi ynë prej vitesh. Vetëm tani ministria ka hapur projektin për përkthimet. Çmimi “Ballkanika” e ka kufizimin e gjuhës, këto libra zgjidhen nga botues të huaj dhe ne kemi vështirësi për të marrë pjesë”, – thotë Toçi. Por a mjafton nga ministria për të hapur një data base për përkthimet?! Në fakt kjo duhej të hynte në politika kulturore të vendit për të iniciuar me homologët ndërministrorë për përkthimin e letërsive, s’është vetëm punë shoqatash e fondacionesh. Raste të ngjashme ka pasur në përkthimin e letërsive të vendeve të tjera në gjuhën shqipe, nisur nga fqinjët maqedonasit, apo çekët. Ministria e kësaj të fundit, me vullnet krejtësisht politik kanë financuar për të sjellë klasikët e tyre në shqip.

Ndonëse Toçi ka hapur çështjen e mungesës së agjencisë për të drejtat e autorëve shqiptarë në botë, kjo mbetet një humnerë për botimet e brishta të autorëve shqiptarë në Evropë. “Mira e përktheu vetë veprën”, – e mbyll fjalën Toçi, duke nënkuptuar se vazhdon të mbetet një punë vullnetare, por larg punëve të politikës me librin shqip.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here