Bibliotekë e mjerë jo kombëtare!

0
240

Nga Beti Njuma

Është e udhës të hapen herë pas here arkivat për të parë thesin e shqyer të premtimmashtrimeve.Në 20 dhjetor 2015, me rastin e 95 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare kryeministri Edi Rama deklaroi

Ne do të bëjmë për Bibliotekën Kombëtare sa nuk është bërë për 25 vite të marra së bashku. Ne jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces dhe do t’ia rikthejmë Bibliotekës pjesën e trupit të saj të amputuar nga barbaria e kulturës së tranzicionit.

11 vjet në pushtet, 11 vjet Kryeministër, miliona euro për PPP dhe Koncesione, dhe Shqipëria s’ka më as Bibliotekë e as Teatër Kombëtar, as Muze e as Galeri Kombëtare! Njërën e shkatërroi, tjetrën kurrë s’e ndërtoi, dy të fundit i la në rikonstruksion të përjetshëm! Fundja ç’na duhen!

Kemi COD-in në kryeministri ku bëhen promovime librash, ekspozita, gjithfarë takimesh e  shumë shpejt edhe shëtitje botanike!

Tani Kryeministria nuk shërben më as për mbledhje qeverie se ato bëhen nëpër rezorte private poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri!

Kurrë “Kombëtarja” nuk ka pasur më pak vlerë se sot duke i lënë shqiptarët në injorancë e mjerim të shohin vetëm podcastet e Ramës online.

Aq e mjerë është Shqipëria sot sa jam e bindur që qindra miq që kam në në rrjete sociale, njerëz të librit e kulturës, shkrimtarë, studiues, përkthyes e pedagogë  as do të guxojnë t’i bëjnë “lajkë” këtij shkrimi!

Paçka se e mendojnë si unë, paçka se janë pjesë e këtij mjerimi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here