PDIU: Sabri Godo, i pazëvendësueshëm

0
158

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përkujtuar politikanin Sabri Godo në njëvjetorin e ndarjes nga jeta. “Emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne”, – shprehet PDIU në mesazhin e saj. Boshllëku i madh që ka lënë largimi i tij, do të mbetet i pazëvendësueshëm. “Mbarë komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përkujton një figurë qendrore të vokacionit për zgjidhjen e çështjes çame. Shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit tonë. Humbja e Sabri Godos ishte një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar”, – thuhet në mesazhin e PDIU-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency