Blushi: Në Tiranë vetëm ajri është falas, por dhe ai vret! Qytetarët e saj meritojnë më shumë

0
132

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, duke përcjellë shqetësimin e një banoreje të Tiranës për jetesën që po bëhet gjtihnjë e më e shtrenjtë dhe e vështirë, nënvizon fjalët e saj se “në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur”!

“Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme” – shkroi Blushi në mesazhin e tij.

“Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme!

Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës! Më keq nuk ka ku të shkojë! Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi!” theksoi në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here