Tetë argumentet që përdori Gjykata e Posaçme e Apelit për të dënuar Saimir Tahirin

0
117

Tetë argumente përdori Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të dënuar me 3.4 vite burg ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 13:00 por u dha rreth orës 17:00 “për shkak të kompleksitetit të çështjes gjykatës iu desht një kohë më e gjatë” tha relatori i cështjes Engert Pëllumbi.

Gjykata konkludoi se rezultojnë të provuara këto fakte

1-Lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar në prova me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj.

2- Lidhje të tilla të pashpjegueshme arsyeshëm me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve qëndrorë dhe vendorë krijuan premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe shtetit me pasojë të drejtëpërdrejtë vështirësitë e pengesat në drejtim të parandalimit e luftimit të këtyre veprimtarive kriminale.

3- Shoqëruar në të njëjtën periudhë me bashkëpunimin në një shkallë të lartë me një numër të lartë punonjësish të policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese

4- Shoqëruar në një të njëjtën kohë dhe vazhdimësi dhe me ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisiu Habilaj etj në kuadër të një organizmimi kriminal që merret me këtë veprimtari.

5- Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të veprimtarisë së aktiviteteve të paligjshme, mbështetëse e furnizuese me lëndë të parë të trafikut të narkotike gje që në vlerësimin e  gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura.

6- Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për ti dhënë eficenses të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara dhe në kundërshtim me ligjin.

7-Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet përtej çdo ndryshimi të arsyeshëm, ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshme te shtetit.

8. Për rrjedhojë Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprën penale shpërdorimi i detyrë.

Pse s’u pranua sherbimi i proves

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët e Apelit Engert Pëllumbi (relator), Florian Kalaja dhe Igerta Hysi vendosi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda 19/9/ 2019 por me ndryshim mos zbatimin e nenit 59 të Kodit Penal.

Çka do të thotë se ai do të duhet ta vuajë dënimin në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutes përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës” tha relatori.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim për akuzat: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Saimir Tahiri u dërgua në burgun e 313.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here