EurActiv: Fondet e BE-së në Shqipëri shkuan për një person të përfshirë në pastrim parash

0
132

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, i ka bërë jehonë skandalit të inceneratorëve.

Më konkretisht, ata janë ndalur te rasti kur fondet e BE-së për bujqësinë shkuan për një njeri të lidhur me skandalin milti-miliona dollarësh.

Agjencia shkruan se 310 mijë euro nga paratë e BE-së shkuan tek një person që është aktualisht nën hetim nga autoritetet anti-korrupsion në Shqipëri.

Dokumentet tregojnë se personi me inicialet EB, që vepronte edhe si avokat për kompaninë, mori 310 mijë euro për të investuar në nj fermë.

Në gusht të vitit të shkuar, kompania pas inceneratorëve, shiti 8500 metra katrorë tokë në sharrë. Personi pas këtij skandali- që ishte edhe i punësuar nga kompania Integrated Energy- kishte nënshkruar një kontratë konsultimi me Consulting SE Partners, në pronësi të Stela Gugalljas.

Sipas portalit, Gugallja është në kërkim për pastrim parash dhe ryshfet. Ajo është aktualisht në arrati.

Në shkurt të këtij viti, EB u caktua administrator, duke i dhënë atij të drejtën që të nënshkruajë për Integrated Energy dhe për të përfaqësuar kompaninë.

Agjencia më pas lajmëroi se EB kishte marrë 310 mijë euro fonde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here