“Dhurata” e PD-së për Ramën vetting-u i politikanëve nga SPAK… Mesila Doda: Pse nuk ia varim ujkut mëlçitë në qafë?

0
148

Një ide marroke është ajo që propozon Partia Demokratike për vetting-un e politikanëve. Ligjvënësit çdo vit vetëdeklarohen në ILDKPI dhe në rast mospërputhje hetohen, por jo vetëm kaq, se i nënshtrohen edhe ligjit të dekriminalizimit… kjo nuk mjafton, por PD propozon të shkojë si cjapi te kasapi në SPAK, strukturë që nga vetë opozita konsiderohet e kontrolluar krejtësisht nga qeveria dhe Edi Rama. SPAK që nuk lëvizi gishtin për të hetuar vjedhjen e zgjedhjeve, patronazhistët, krimet e policisë dhe aparatit të dhunës në votime, do të marrë në hetim deputetët. Kaq i mjafton Edi Ramës, i cili do të lërë në Kuvend kë deputet i hyn në xhep si nga tijët, si nga të opozitës. Kështu bëri me prokurorët dhe gjyqtarët, kështu do të bëjë edhe me ligjvënësit, falë një “dhurate” të lojtur nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

Më poshtë vjen reagimi i deputetes Mesila Doda.

“Kemi perseritur çdo dite qe SPAK eshte nje strukture qe kontrollohet politikisht.

Papritur paskemi kaq shume besim sa po pranojme te vetequhemi te gjithe persona nen hetim, nga nje strukture politikisht e kontrolluar???

Nuk di nga vjen ky iluminim, por vazhdojme te kryejme veprime parapolitike…”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here