FRD: Pro bashkimit të shqiptarëve në Evropë

0
148

Nënkryetari i FRD-së në një deklaratë për mediat tha dje se partia që ai përfaqëson është shumë e qartë për rolin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon, si faktor paqeje dhe stabiliteti. “Ne jemi pro bashkimit e respektimit të vlerave shqiptare përmes integrimit evropian, si edhe pro përforcimit të rolit pozitiv në rajon, gjithmonë në bashkërendim me miqtë dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë”, – nënvizoi Biberaj. E rëndësishme për këtë forcë të re politike mbetet edhe integrimi i vendit pranë strukturave evropiane. “Fryma e Re Demokratike përshëndet angazhimin dhe vullnetin e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe drejtuesve të tyre për gatishmërinë dhe vullnetin pozitiv për të pranuar Shqipërinë në familjen evropiane, por fatkeqësisht ky vullnet dhe kjo gatishmëri ka munguar nga qeveria shqiptare”, – tha Biberaj, i cili më tej theksoi se Fryma e Re Demokratike fajëson Kryeministrin dhe qeverinë e tij për dështimin e radhës në marrjen e statusit të vendit kandidatë në një vend ku qeveria nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i manipuluar ato, ku nuk ka shtet ligjor, ku Kryeministri uzurpon të gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese sipas modeleve lindore autokratike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency