Kryeministri Rama gjate vizitave të djeshme me liderët politikë në Kosovë, terhoqi vemendje pasi kishte veshur një xhaketë më të gjatë dhe më të madhe se zakonisht.
Në shumë media qarkulluan lajme sipas të cilave kryeministri Rama kishte veshur jelek antiplumb.
I pyetur për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme (30 qershor), Rama përgjigjet me batutë se nuk e ka problem që të tregojë trupin e tij.
Pyetja: Doja të merrja një koment tuaj pasi dje është vënë re aparenca juaj. Keni pasur jelek antiplumb apo jo? Ndiheni të rrezikuar gjatë vizitës këtu?
Rama: Dje nuk jua provoj dot. Sot jua provoj me qejf.
Gazetarja: Pse jo?
Rama: Ju e dini që nuk e kam problem që të tregoj trupin tim. E kam provuar në kohë të mëparshme.