Agron Shehaj: Veliaj duhet të jetë në burg, por koka është Edi Rama

0
41

Deputeti i pavarur Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duhet të ishte në burg, por nuk është ende se nuk ka drejtësi. Por Shehaj tha se zgjidhja duhet të jetë politike, ndruyshe gënjejmë veten.

“Aty në studio u tha se Erion Veliaj nuk është as në hetim, por do të thirret se ka dijeni. Veliaj duhet të ishte në burg. Fatkeqësisht nuk është në burg se nuk ka drejtësi. Edhe emri i Veliajt në dosje nuk përmendet, por thuhet titullari i institucionit kontraktor.

Veliaj nuk ka një hotel, por disa. Çfarë presim? Që SPAK të zëvendësojë politikën që do të arrestojë Veliajn? Edi Rama është koka, Veliaj nuk është ndryshe nga Arben Ahmetaj. Zgjidhja duhet të jetë politike. Drejtësi duhet të ketë dhe Veliaj duhet të jetë në burg, por koka është Edi Rama. Siç iku Koka, Tahiri, etj duhet të ikë edhe Rama. Ndryshe gënjejmë veten kot.

Veliaj është i korruptuar por nuk është koka, sepse ka vepruar për llogari të Ramës”-tha deputeti Agron Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here