Aksion në Fier në kërkim të kriminelëve, policia ndalon makinat luksoze

0
194

Policia në Fier ka zbritur në terren ku po kryen  kontrolle në akset kryesore të qytetit.

Burime për Ora News, bën me dije se policia  ka bërë kontrolle të makinave luksoze duke ndaluar një pjesë të  tyre.

Janë bërë kontrolle  fizike të drejtuesve, verifikime të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle në automjetet që mbajë xhama të errësuar.

Kontrollet janë bërë nga  forcat e posaçme ‘Shqiponja’, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, brenda qytetit dhe në rrugët periferike.

Në qendër të kontrolleve  mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim ose ata për armëmbajtje pa leje.

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here