Pengmarrja për drogën, merr fund arratia e “të fortit” të Lazaratit (Emri)

0
155

Policia e Tiranës ka arrestuar Aleksandër Kalemin, i cili është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës në vitin 2015 me 3 vite burg, pasi ka marrë peng dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj E.Sh., R.G., dhe K.A., në fshatin Lazarat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak konflikteve për drogën në vitin 2012.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”.
Më datë 05.09.2017, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, bëri të mundur ndalimin e shtetasit: – Aleksandër Kalemi, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

 

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 24.12.2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 të Kodit Penal, sepse ky shtetas më datë 04.03.2012 në vendin e quajtur lagjia “Dunavat” iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.Sh., R.G., dhe K.A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Shtetasi i ndaluar iu dorëzua D.V.P. Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here