Mbërrin delegacioni i Malit të Zi në Shkodër, nis mbledhja e qeverisë shqiptare

0
216

Dy qeveritë, ajo shqiptare dhe e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Delegacioni i Malit të Zi sapo ka mbërritur në qytet, ndërsa mësohet se takimi mes dy qeverive do të zhvillohet në ambientet e fototekës “Marubi”.

Kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër në tetor, si një cikël i dy marrëdhënieve për vënien ne funksion të jetës ekonomike e social të qytetarëve tanë duke shfrytëzuar mundësitë e përbashkëta të qytetarëve tanë dhe duke rritur cilësinë e jetës shoqërore”, pati deklaruar Rama disa muaj më parë, pas një takimi me homologun e Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Për shkak të takimit të sotëm, Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj vizite.

Pritet që në këtë takim, mes dy qeverive të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi që kanë të bëjnë me zhvillimin e dy shteteve fqinje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here