24-vjeçari gjendet pa ndjenja në trotuar, i dhunuar në mënyrë mizore

0
172

Një 24-vjeçar është gjetur pa ndjenja, në orët e para të mëngjesit, në një trotuar, në Shkozë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i riu, i identifikuar si Leonard Shehu, është gjetur i shtrirë në trotuar, i dëmtuar në kraharor dhe në kokë, dhe është nisur menjëherë në spital.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se i riu është dhunuar, por momentalisht sipas mjekëve, ai nuk është në gjendje të komunikojë.

Njoftimi i policisë: “Më datë 25.09.2016, ora 02:30, në SQU, është sjellë më ambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi Leonard Shehu, 24 vjeç, i cili është gjetur i shtrirë në trotuar, Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency