Dosja  / Mark Frroku, 10 milionë euro pasuri që nuk i justifikon dot, nisin hetimet  

0
166

 

Prokuroria po e heton Mark Frrokun për akuzat “fshehje pasurie pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive” dhe “ndërtim të paligjshëm” sqaron se ka dyshime se ky kapitali është krijuar nga shfrytëzimi i prostitucionit dhe fitimet nga tregtia e drogës.

Mark Frroku

Pasuria e deputetit Mark Frroku dhe familjarëve të tij prej 10 ditësh është duke u verifikuar nga eksperti kontabël Greta Dangu për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurori Madrid Kullolli kërkon nga eksperti të hedh dritë mbi pasurinë e Frrokut dhe familjarëve të tij. Pjesë e këtij verifikimit pritet të jetë dhe ajo ku deputeti Frroku është aksioner me të vëllanë Arben Frroku, ky i fundit në arrati pas dënimit me burg përjetë për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Në faksimilen të cilën Shqiptarja.com e siguron, organi i akuzës kërkon të dijë: Se cilat janë pasuritë e Mark Frrokut dhe familjarëve të tij sipas certifikatës familjare, pasurie e llogaritur veçmas dhe në total si e paluajtshme dhe asete në shoqëri ku ai ka aksione?

Sa është vlera monetare e kësaj pasurie? Cilët janë të ardhurat ndër vite të Mark Frrokut dhe familjarëve të tij? Sa është vlera totale e pasurisë së deputetit dhe familjarëve? Cilat janë shpenzimet e njohura ndër vite të kryera nga Frroku dhe familjarët e tij? Si dhe nëse kjo pasuri justifikohet apo jo nga të ardhurat që ka Mark Frroku e familjarët e tij duke bërë diferencën të ardhura shpenzime? Sipas vendimet të Akuzës nuk ka një datë se kur mbaron ky verifikim mbi pasurinë e familjes Frroku, ndërsa burime të rezervuara për Shqiptarja.com bënë me dije se gjithçka pritet të mbaroj brenda vitit 2015.

 

Kundërshtimi për ekspertin

Ndërkohë këtë verifikim të pasurisë dhe caktimin e ekspertit kontabël znj.Dangu vetë deputeti Frroku dhe mbrojtja e tij e cilësojnë si tendencioze pasi sipas tyre ajo është eksperte e caktuar në mënyrë të njëanshme dhe në konflikt interesi nga akuza. Sa përllogaritet kjo pasuri dhe pse po verifikohet nga prokuroria? Në prona të paluajtshme dhe aksione në kompani të ndryshme ajo arrin në vlerën e 10 milion eurove, për të cilat vetë deputeti Frroku ka deklaruar se është e ligjshme dhe me burime të justifikuara. Por nga ana tjetër prokuroria e cila po heton Frrokun për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit të ndodhur 18 vite më parë në Belgjikë, Fshehje pasurie pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe ndërtim të paligjshëm sqaron se ka dyshime se ky kapitali është krijuar nga shfrytëzimi i prostitucionit dhe fitimet nga tregtia e drogës. Një tjetër fakt që prokuroria ka renditur në vendimin e saj për kontrollin e kësaj pasurie është dhe dënimi i 13 viteve më parë që Mark Frroku ka marrë nga drejtësia Holandeze si person i përfshirë në narkotrafik. Hetimet ndaj Frrokut janë ende të hapura ndërsa pak ditë më parë parlamenti ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për të dhënë shpjegime juridike nëse mund apo jo ta mbajë Frroku mandatin e deputetit dhe pse për më shumë se 6 muaj ai qëndron pas hekurave.

 

Caktimi i ekspertes

Prokuroria e Përgjithshme cakton si eksperte kontabël shtetasen Greda Drangu, për të realizuar ekspertimin e pasurisë, aseteve, të ardhurave, titujve të të drejtave reale dhe çdo të dhënë ekonomike financiar ndaj shtetasit Mark Frroku dhe të afërmve të tij. Për kryerjen e këtij ekspertimi, prokuroria i ka caktuar 6 pyetje ekspertes, e cila do të përgjigjet për të gjitha pronat dhe pasurit e deputetit Frroku. Me anë të kësaj eksperte finance, prokuroria thotë se do të provoj nëse Mark Frroku justifikon pasurin e ngritur nga të ardhurat para dhe pas mandatit të deputetit të marr në Pukë. Por, avokatët mësohet se kanë kundërshtuar këtë eksperte, pasi rezulton që në vitin 2011 është emëruar si inspektore e lartë pranë ILDKP-së ku kryeprokurori Llalla drejtonte atë institucion. Vetë deputeti Frroku ka pretenduar se kryeprokurori Llalla ka kaluar në një çështje personale, duke akuzuar atë se prokurori që hetonte dosjen e tij është kushëriri i parë i kryeprokurorit. Edhe caktimi i ekspertes Drangu për avokatin përforcon bindjen se kryeprokurori e ka kaluar çështjen në personale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here