Surprizë e vecantë nga Xherdan Shaqiri

0
142

Xherdan Shaqir ka surprizuar një nga tifozet më të zjarrtë dhe më të vecantë të Zvicrës. Ai është një 13 vjecar me emrin Adrian dhe është I prekur nga sindroma Doën.

Futbollisti i Stoke Cityt përfshiu adoleshentin me nevoja speciale në stërvitjen e kombëtares së Zvicrës, ndërsa i dhuroi atij edhe një fanellë të formacionit helvetik.

Ndërkohë në diskutimin për lojë, Xherdan Shaqiri mbetet në dyshim për miqësoren e së premtes ndaj Irlandës për shkak të një problemi muskular.

Helvetikët janë pozicionuar në të njëjtin grup me Shqipërinë në Europianin 2016 dhe turneu i tyre nis pikërisht ndaj kuqezinjve në 11 qershor. Së bashku me këto dy ekipe, në grup janë dhe Franca e Rumania.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here