Aksident i rëndë në rrugën Milot-Fushë Krujë, ndërron jetë këmbësori

0
41

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradë, ku një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.

Sipas të dhënave paraprake viktima është identifikuar si Hamit Kabili, 65 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Krujës/ Informacion paraprak

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here