Deputetja e PD-Xhaçkës: Keni ndërtuar bujtina dhe privatizuar llixhat në Kolonjë!

0
56

Deputetja e PD-së për Qarkun e Korçës, Sorina Koti është përplasur gjatë seancës së sotme plenare me ish-ministren strategjike të Ramës, Olta Xhaçka, e cila u zgjodh deputete për PS-së në zonën e Kolonjës.

Koti deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën. Ajo akuzoi më tej se Xhaçka dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.

Veç bujtinave, Koti e akuzoi Xhaçkën dhe Erion Isain se kanë privatizuar edhe llixhat e Leskovikut.

“Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës?

Edhe rruga Korçë Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por ata si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.” – deklaroi Sorina Koti.

Në replikën e saj, Olta Xhaçka i tha Kotit se është e mirëpritur në bujtinat e saj, teksa shtoi se çdo investim është në të mirë të zonës, pavarësisht se i bën ajo me kryebashkiakun Isai.

“Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.” – tha Xhaçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here