Kriza politike zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme! Çfarë paralajmëron Basha??

0
133

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur sot nga selia e PD-së, se “zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një kod zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistrit të Gjendjes Civile, regjistrit të adresave, lirisë së medias, mosdhunimit të sekretit të votës dhe me një instrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues apo që do të ndryshohet me konsensusin e të gjitha forcave politike, me transparencë dhe gjithëpërfshirje qytetare”.

Basha tha se reforma zgjedhore, një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu gjerman, duhet përfunduar sa më parë. “Ajo i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kyçe për zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh kryedemokrati.

Basha falënderoi përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë në këtë drejtim dhe i bëri thirrje palës tjetër që të mos vonojë për uljen në një tryezë të përbashkët jashtë parlamentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here