Tabaku: Taksa për profesionet e lira, ulëritëse!

0
32

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet e fundit politike në vend, teksa u ndal edhe te taksimi i profesioneve të lira.

E ftuar në emisionin “Real Story”  deputetja u shpreh çështja është ulëritëse nga pikëpamja e sistemit fiskal dhe barazisë para ligjit.

Tabaku: Çështja e profesioneve të lira, për mua është ulëritëse nga pikëpamje e sistemit fiskal dhe e drejtësisë përpara shtetit por edhe barazisë përpara ligjit, të asaj që duam të ndërtojmë. Janë 30 mijë profesionistë, plus familjet e tyre, punonjësit e tyre që do paguajnë një taksë të padrejtë. Ju thatë 23 për qind, por niveli i taksës po shkon në 30 deri në 40 % siç më thanë ata mua. Mënyra si po zbatohet ligji është komplet i gabuar. Sepse nga njëra anë promovohet ky modeli i bashkisë së Tiranës, 30 milionë euro është për ironi, kosto që i ka shkuar buxhetit të shtetit dëm me këtë model të bashkisë, me këto kompani që kanë marrë tendera për drejtorët e tyre dhe po 30 milionë i marrin shtresës së mesme dhe këtyre profesionistëve të lirë, me këtë taksën e re. Ky është absurdi i gjithë kësaj gjëje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here