Plas sherri në një restorant në Ksamil, plagoset më thikë 23-vjeçari

0
120

Një 23- vjeçar është plagosur me thikë në Ksamil gjatë një sherri në një restorant. Sipas Policisë sherri ka ndodhur në orën 12:10 dhe K.K, nga Gjirokastra është goditur me mjet prerës dhe është dërguar në spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin:

  1. Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

—-

Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here