“Rrëshket” Rama: Jam i gjatë dhe i fortë, këtu më të mirë se unë nuk ka!!!

0
156

Edi Rama, i ftuar në “Real Story”, ka deklaruar se nuk ka asnjë politikan më të mirë se ai në Shqipëri dhe se çdo ditë zgjidh rreth 200 halle të njerëzve që i shkruajnë në Whatsapp. Kryeministri shtoi se Shqipëria është një vend i vogël dhe se “fatmirësisht ai është i gjatë dhe i fortë“, duke adresuar kështu të gjithë skeptikët, të cilët pas kësaj deklarate, mund të rrinë të qetë sepse janë në duar të sigurta…

“Unë nuk jam i dënuar t’i kem përballë, pasi i kam mbrapa. Unë përballë kam sfidat. Kam 200 shqiptarë në ditë që përpiqem t’u japë zgjidhje. Dhe në fund të ditës, kam një ngushëllim të madh sepse them sot kam arritur të asistoj X njerëz. Ka disa profesorë që thonë pse kryeministri duhet të merret me këto. Unë merrem me të gjitha. Jemi një shtëpi e vogël dhe fatmirësisht jam i gjatë dhe i fortë. Këtu më të mirë se unë nuk ka dhe do punoj çdo ditë do të bëhem edhe më i mirë”, u shpreh kryeministri…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here