Skandali i policisë/ Lë të lirë punëtorët e hashashit në Ishëm

0
224

Policia e Durrësit i la të lirë punëtorët që gjeti në vilën-magazinë të Besmir Agasi, në Ishëm të Durrësit, pranë vendit ku ra avioni i italianit Guido Andrea Guidi. Punëtorët u kapën në duke u marrë me tharjen e lëndës narkotike bashkë me personat që i transportonin me furgon, Julian Dama e Altin Lleshi, 27 dhe 32 vjeç. Por pas disa orësh i la të lirë, me argumentin se ata ishin “thjesht punëtorë”. Prokuroria urdhëroi menjëherë arrestimin e tyre. Lënia të lirë nga policia përbën një skandal. Punëtorët, së paku mund të akuzohen për moskallëzim krimi. Po ashtu ata janë edhe bashkëpunëtorë në një aktivite kriminal. Me vetëdije ata kanë marrë pjesë, kundrejt pagesës apo jo, në një aktivitet të paligjshëm, duke ndihmuar grupet e trafikut të drogës. Pavarësisht kësaj, policia e Durrësit e ka parë të udhës t’i lërë të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency