Ndërtime pa leje në Patok/ Arrestohen kreu i IMT në Kurbin dhe ish-kreu i IKMT Lezhë (EMRAT)

0
29

Policia e Lezhës ka ekzekutuar këtë të hënë 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e këtij qytetit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas një hetimi për një objerkt të ndërtuar pa leje në Patok të Kurbinit.

Më konkreti, ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin. Ndërkohë, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin Flor Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra dhe tre inpektorët e IMT-së, pranë Bashkisë së Kurbinit, shtetasit: R. I., 38 vjeç; Sh. P., 57 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të tre banues në Milot.

“Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Lezës nën drejtimin e Sabri Kastratit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here