Panairi i Vjeshtës/ Donald Lu në Pukë, interpreton vargjet e Migjenit (Video)

0
177

Panairi i vjeshtës në Pukë ka dërguar këtë fundjavë në Pukë shumë të huaj, në mesin e të cilëve edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili së bashku me familjen zhvilloi një vizitë në qytetin verior.

I mahnitur nga veshjet tradicionale të zonës, diplomati amerikan në fjalën përshëndetëse, teksa vlerësoi Pukën si një prej resurseve të pazbuluara në Shqipëri, interpretoi dhe një nga krijimet e Migjenit, pikërisht në vendin ku poeti ishte frymëzuar të shkruante, çfarë la të kuptohej se ky ishte një tjetër mesazh për politikën shqiptare.

“Vjeshtë në natyrë, vjeshtë ndër fytyrat tona
Afshon erë e mekun, lëngon i zymt dielli
Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona
Dridhet jet’ e vyshkun ndër gjemba të një plepi.

Ambasadori Lu gjatë vizitës në Pukë u përball me bujarinë e fermerve pukjane të cilët gjithnjë shpejtonin ti dhuronin diçka nga prodhimet e tyre, por gjithnjë ambasadori ka paguar si të gjithë blerësit e tjerë. Një kostum kombëtar, dhuratë nga kryebashkiaku i Pukës, është konsideruar si një nder i veçantë nga familja Lu.

Panairi i Agro Pukës organizohet prej 11 vitesh në qendër të qytetit malor, përmes të cilit shpalosen prodhimet bujqësore, blegtorale dhe atyre artizanale, duke e kthyer qytetin në destinacion të fundjavës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency