Banorët e Mallakastrës në protestë: Të devijohet projekti, jo rrugë te varret !

0
124

Një aks prej 200 metrash rrugë, që kalon përmes varrezave të fshatit, është bërë mollë sherri mes banorëve të Hekalit dhe bashkisë Mallakastër. Banorët kërkojnë që rruga e re që të çon në parkun arkeologjik të Bylisit, të mos kalojë mes varrezave, por bashkia duket e vendosur për t`i shkuar projektit deri në fund.

Banorët e fshatit Hekal në Mallakastër, kanë protestuar për të dytën herë në pak javë, për shkak se nuk pranojnë kalimin përmes varrezave të fshatit, të rrugës së re që po ndërtohet për të shkuar në parkun arkeologjik të bylisit.

Sipas banorëve, kryetari i bashkisë Mallakstër, Qerim Ismailja është shprehur i vendosur për të vijuar projektin, por po kaq të vendosur, janë dhe banorët që kundërshtojnë atë.

Aksi që kalon përmes varrezave të fshatit Hekal është pjesë e projektit për rehabilitimin e rrugës që të çon në parkun turistik të Bylisit. Banorët e Hekalit kërkojnë që projekti të devijohet për të mos dëmtuar vendprehjet e familjarëve të tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here