Fitore spektakolare, Interi shënon 5 gola ndaj Milanit në “Derby della Madonina”

0
142

Derbin i Madoninës nuk zhgënjen në aktin e parë për këtë sezon duke dhuruar emocione dhe 6 gola. Një spektakël i vërtetë, ku Interi është shfaqur më dominues, me një fitore të thellë në shifrat 5-1.

Mkhitaryan zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të me një aksion të rrjedhshëm, ndërkohë që Marcus Thuram do të dyfishonte shifrat në të 38-të me një gol spektaolar nga një pozicion i vështirë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Rafael Leao provoi të rikthente ekipin e tij në lojë, por Interi brenda 10 minutash shënoi një tjetër gol me armenin Mkhitaryan. Në minutën e 79-të, Calahanoglu do të shënonte dhe golin e katërt nga pika e bardhë.

Gjithsesi zikaltrit nuk e mbyllën këtu pasi në shtesë, Frattesi do të shënonte golin e pestë që tronditën portën e Milanit. Kjo është fitorja e pestë radhazi në derbi për Interin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here