Bajraktari: Të mbështetet vendimi i Presidentit Meta, largon problemet konfliktuoze…

0
124

Aktivisti i çeshtjes shqiptare Harry Bajraktari ka komentuar në një postim në faqen e tij në facebook vendimin e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta  për të ç’dekretuar datën e zgjedhejve dhe kërkesen e tij për një dialog politik për të ulur tensionet në vend.

“Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë. Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një data tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.”, shkruan ai në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

TË MBËSHTETET VENDIMI I PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË ILIR META

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta këto ditë ndërmori një vendim të rëndësishëm, që është kompetencë e tij, për shtyerjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që ato të mos mbahen më 30 të këtij muaj derisa të gjendet një rrugë e volitshme e mbajtjes së tyer. Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.

Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një data tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.

Harry Bajraktari,
qershor 2019

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here