Tronditëse! Pasi vrau nënën e dy fëmijëve të tij shkoi në market dhe bleu birra, si reagoi shqiptari kur u arrestua

0
53

Duket se pas masakrimit për vdekje të nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër dhe është fshehur për disa orë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat greke, në ambientet e kësaj godine qëndrojnë ende shishet e birrave. Sipas raportimeve, thuhet se ai është pikasur nga një qytetar, i cili ka njoftuar policinë duke i thënë se një person i dyshimtë ndodhej në këtë ndërtesë.

Pasi ka mbërritur policia, ai është gjetur i dehur, dhe nuk ka bërë rezistencë teksa i vendoseshin prangat. Mësohet se ai ende nuk është marrë në pyetje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here