Maliqi apel opozitës: Është koha për bashkim konkret kundra Regjimit dhe Narkoshtetit të Ramës!

0
106

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaron se vetëm bashkimi sjell fitoren e opozitës.-

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi shprehet se tani është koha për bashkim konkret kundra Regjimit dhe Narkoshtetit të Ramës!

REAGIMI I MALIQIT

Vetëm Bashkimi sjell fitore!

Të dashur demokratë e opozitarë, është koha për bashkim konkret kundra Regjimit dhe Narkoshtetit të Ramës!

S’është koha për vetkënaqësi, as për mllefe e debate midis njeri-tjetrit në media e kudo, por për shtrengim duarsh dhe bashkim forcash, me çdo demokrat të vërtetë dhe të pakënaqur, me çdo opozitar dhe me socialistet e zhgënjyer.

Nuk ka PD të individëve, por të demokratëve dhe opozitë të shqiptarëve, që duan ndryshimin, të ardhmen në BE.

Koha për reflektim, falje, bashkim, mobilizim, punë të palodhur në bazë, plan konkret të përbashkët veprimi dhe përballje dhëmbë për dhëmbë me Regjimin e bandave, mafies, krimit, korrupsioni, drogës etj. Evidentoni patronazhistët kudo dhe i injoroni, përbuzini në opinion.

Të shkojmë në bazë me popullin, ngrini frymën, ktheni besimin dhe përfaqësohuni nga individë të pakorruptuar dhe që i do populli. Bashkim dhe Fitore! Koha nuk pret! Të fitojmë kohën e humbur! Fitore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here