Vazhdojnë dorëheqjet e policëve serbë në Kosovë, reagon Osmani: Po shantazhohen nga Beogradi, BE të ndërhyjë se u shkell marrëveshja e Brukselit

0
94

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas dorëheqjes së 7 policëve serb në Kosovës, ku në një deklaratë për mediat është shprehur se këta të fundit janë tërhequr pas kërcënimeve nga Beogradi.

Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të marrë ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç pasi sipas saj ky i fundit po ushtron presionin ndaj policëve serbë.

 

 

“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë tu bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron dhe Kushtetuta dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani, citon Express.

Ndër të tjera presidentja tha se këto veprime të Serbisë shkelin Marrëveshjen e Brukselit, ndaj dhe BE duhet të marrë masa menjëherë ndaj Vuçiçit.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paparaparë që një numër i policëve të jetë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuciçit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here