Sulmuesi shkodran nis me këmbë të mbarë sezonin e dytë në Azerbaxhan, bën gol dhe ngjit ekipin në krye

0
136

Sezoni i dytë në Azerbajxhan ka nisur mjaft mirë për Belajdi Pusin, i cili është bërë protagonist që në javën e tretë të tij me fanellën e Turan Topuz. Sulmuesi shkodran, ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë ndaj Kapaz me shifrat 2-0 dhe të ngjitet në kreun e renditjes.

 

I rreshtuar mes titullarëve në këtë ndeshje, Pusi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të takimit. Ai mori një pasim të gjatë dhe pas një kontrolli perfekt në zonë, çoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e rezultatit 2-0 që rezistoi deri në fundin e sfidës.

Në fakt ky ishte goli i tij i parë në kampionatin azer, pasi një vit më parë, si ishte shquar më shumë për asistent e tij në pjesën e dytë të sezonit, pasi u transferua nga radhët e Skënderbeut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here