Replikat / Balla: Mbaj Berishën, se Luli s’të do. Topalli: Burrave nën 150 cm s’u kthej përgjigje, vish taka

0
139

 

Deputeti i PS-së: Çove dhëndrin këngëtar si përfaqësues diplomatik për t’i bërë shoqëri vajzës. Ish-kryeparlamentarja: Ju jeni të gjithë me u kap për zhelesh dhe me ju nxjerrë jashtë

 

Gëzim Saliuballa-topalli

 

Debatet e shumta të zhvilluara në seancën e djeshme parlamentare përfshinë në replika të njëpasnjëshme edhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli me deputetin socialist Taulant Balla. Fillimisht deputetja demokrate akuzoi qeverinë për shpenzime të pajustifikueshme, përfshi vizitën e Kryeministrit Rama në Hong Kong. Në replikë Balla tha se Topalli ishte ajo që kishte bërë shpenzime të pajustifikueshme gjatë kohës që drejtonte Parlamentin. Në këtë moment, në kundërpërgjigjen e saj, Topalli i dha edhe më shumë ton debatit duke pohuar: “Burrave që janë nën 150 cm nuk u kthej përgjigje”, deklaratë e cila, jo vetëm që irritoi deputetin socialist, por e detyroi t’i kujtonte Topallit punën e dhëndrit të saj si përfaqësues diplomatik.

 

Debati

Jozefina Topalli: Rama në Hong Kong shkon për ekspozitë. Po me paratë e kujt shkon?! Apo me paratë e biznesmenëve të tij, të cilëve më pas u jep koncesione. Kur ka ndodhur që në një listë të heqin njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e të përfundojmë në një që vjen si socialist e del si demokristian (për Eduart Ndocajn).

Leskaj i jep fjalën Taulant Ballës: Nëse ka njeri fajtor jo për foninë, por hajdutërinë me fondet e Kuvendit të Shqipërisë për vite me radhë është ajo. Të flasësh ti për shpenzime të pajustifikuara?! 750 mijë euro në vit naftë harxhonte ajo aty. 834 mijë kilometra harxhonte ajo aty. Muaj për muaj merrje dietën 140 mijë lekë të reja sikur banonte në Shkodër dhe banonte në Bllok. Tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është paguar. Po ajo e ka kontraktuar. Si i kontraktonte firmat? Hajde këtu se rregullohemi me lekët mbrapa te tunçi. Ndërsa këtë teknologjinë këtu, këtë që nuk punon e di Xhozefina ku e ka e negociuar, në cilin hotel a restorant në Itali.

Topalli: Burrave që janë nën 150 cm të gjatë nuk u kthej përgjigje. Vish taka e pastaj fol! Paguhet për të shpif e sharë, s’më bën përshtypje. Kjo tregon se qeveria e 1 milion shuplakave është në “dimrin e vetmisë së madhe”. Ju kërkoj ndjesë se kur kam qenë në atë karrigen e asaj zonjës (për Valentina Leskajn) e kam thënë para ca kohësh: Me e kap për zhelesh një deputet këtu… Sot është koha që shqiptarët t’ju kapin të gjithëve për zhelesh dhe me ju nxjerrë jashtë.

Balla: Ti Xhozefinë do mbahesh mend si e vetmja zyrtare në këtë vend që për të shoqëruar vajzën në shkollë i çove dhëndrin me shërbim diplomatik, po ai ishte vetëm këngëtar. Dhe ju çuat këngëtarin t’i bënte shoqëri vajzës si funksionar diplomatik… Ti zonjë ke një problem se edhe në partinë tënde nuk të duan më. Ne jo e jo, se nuk kemi të dashur ndonjëherë. Mbaj Saliun se Luli s’të do!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here