Salinjani: Rama e ka zgjedhur presidentin/ Po përdor një pakicë të opozitës për të përçarë opozitën

0
139

Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se mënyra sesi po zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit është tallje dhe se po luhet nën tavolinë.

I ftuar në ‘Kjo Javë’, Salianji tha se ky proces po pompohet më shumë se sa në të vërtetë është rëndësia e tij, ndërsa shton se Rama po përdor një pakicë të opozitës për ta përçarë edhe më shumë këtë të fundit.

Sipas Salianjit, PS po insiston që presidenti të jetë të paktën pesë vitet e fundit jashtë politikës, por kjo sipas tij duket si një lojë e kryeministrit Edi Rama për të përçarë edhe më tepër opozitën dhe në fund ta vendosë vetë Presidentin e ri.

Salianji: PS insiston që Presidenti të mos jetë politik, Rama në seancën e  para tre javëve tha që nuk do jetë politik, ka qytetarë që e beson?  Eksponentë të tjerë të PS tha që në pesë vitet e fundit s’duhet të jetë në politikë. Është naivitet ky që një pjesë e vogël që duan t’i imponohen PD, vendosin si kriter që presidenti nuk duhet të jetë aktiv në pesë vitet e fundit?! Kam përshtypjen që Rama e ka vendosur se kush do të jetë ‘presidenti i ri’, por nuk e di nëse ka ndodhur në shkeljen e syrit të këtyre që janë në negociata.

Nuk dua t’i hyj emrave sot, e kam thënë dhe dje nëse do kishte proces që presidenti të luante rolin e një zbutësi të legjitimitetit të maxhorancës që s’ka legjitimitetin e duhur, se raporti i ODIHR ia rrëzonte zgjedhjet, në këtë sens PS duhet të jepte kriteret dhe PD dhe opozita të propozonte emrat.

Rama sot nga naiviteti, s’dua të them nga ndonjë marrëveshje e fshetë, po përdor një pakicë të opozitës për të përçarë opozitën, që të thotë në fund po e zgjedh unë se këta janë të përçarë.

Nuk dua të abuzoj apo të hedh aludime të kota, dua të them se procesi është tallje për të nxjerr në fund atë që do, do të thotë që deri tani nuk kemi asgjë që i shërben interesit publik, proces që po luhet nën tavolinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here