Arrestohet 17-vjeçari në Vlorë, lëvizte me armë pa leje…

0
172

Një 17-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga patrullat e Policisë së Vlorës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

Shtetasi nga Vlora, S.K., është ndaluar nga shërbimet policore në lagjen “Pavarësia 2”, pasi posedonte një armë zjarri tip pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore ndaj tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprën penale të “prodhimit e shitjes së armëve luftarake dhe municioneve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here