“Kur je komshi dhe të lidh…”, Rama tregohet ”i pacipë”, takon Leonardo Di Caprion dhe përpiqet të ndryshojë rrjedhën e historisë

0
124

Kryeministri Edi Rama ka takuar aktorin me famë botërore Leonardo di Caprio, gjatë samitit që po mbahet në Skoci për ndryshime klimaterike.

Sipas Ramës, fati e ka dashur që të jetë komshi me Di Caprion, dhe ka përfituar për të folur në lidhje me lumin e Vjosës, që ka qenë dhe shqetësim i vazhdueshëm i aktorit.

Rama shkruan pas takimit: Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës!

Ajo që vlen të thuhet që në fillim është fakti se në ndryshim nga Rama, që ka detyrimin që të mbrojë Lumin e Vjosës si përfaqësues i qeverisë, Leonardo Di Caprio ka bërë që emri i lumit shqiptar të njihet dhe të dëgjohet në të gjithë cepat e globit.

Thirrja e tij e vazhdueshme ka qenë që Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe të mos preket nga ndërtimi i hidrocentraleve, që nuk mund të operojnë në zonë pa firmën e Edi Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here