Rrugët “pushtohen” nga delet, shikoni çfarë ndodhi në kryeqytetin e madh europian

0
94

Rrugët e Madridit ishin të mbushura me dele, ndërsa barinjtë drejtonin kopetë e tyre nëpër zemër të kryeqytetit spanjoll, duke ndjekur rrugët e lashta sezonale të bagëtive.

Vendasit përgatitën rrugën për të mirëpritur përsëri spektaklin, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ngjarja vjetore, e cila filloi në 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre.

Në fillim ecja bëhej nëpër një fshat të qetë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.
“Marshimi është i mrekullueshëm. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme,” tha Graciela Gonzalez, 39 vjeç.

Delet ecnin nën zhurmën e këmbanave të tyre të varura në qafë. Barinjtë e veshur me veshje tradicionale shoqëruan tufat e tyre me muzikë dhe valle popullore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here