Hoxha zbardh ligjin në parti: Basha s’ka asnjë mjet të ndalë mbledhjen e Kuvendit. Sot, imazhi i PD është foltorja e Berishës

0
135

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha flet në një intervistë për “Standard” mb zhvillimet e fundit në PD pas perjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar dhe nisjes së “Foltores” nga lideri historik i selisë blu. Hoxha sqaron se statuti i PD e ka të shkruar të zezë në të bardhë se Kuvendi Kombetar ka kompetencat me larte në parti. “Delegatet e ketij organi jane te zgjedhurit me vota nga baza e demokrateve, si Kryetar Seksionesh, Anetare Kryesie, Dege, etj. Keta jane baza e vertete e Partise Demokratike te Shqiperise.  Statuti parashikon qe nese Kuvendi e sheh te arsyeshme te kete te drejten per te nderruar emrin e PD. Ata kane te drejte te shpallin çregjistrimin e PD ne Gjykate, te bashkojne PD me nje force tjeter politike, etj., etj. Pra te gjitha keto kompetenca jane sot ne dore te vendimmarrjes se tyre. Nder te tjera, ata mund te ndryshojne statutin e PD apo te shkarkojne Kryetarin me mocion mosbesimi. Kuvendi, sipas Statutit, ka te drejte te vetemblidhet nese e sheh te arsyeshme dhe pikerisht kjo po ndodh. Sot jane te mbledhura me shume se 60% e kerkesave te delegateve per nje mbledhje te jashtezakonshme te Kuvendit Kombetar.”.

Intervistoi: Gëzim Saliu

 

Një prej vendimeve më të debatueshme dhe që ka sjellë pasoja të forta brenda rradhëve të demokratëve ishte ai i kryetarit të partisë Basha për përjashtimin e liderit historik Berisha nga grupi parlamentar. Ju si e gjykoni këtë vendimmarrje të z.Basha dhe cilat sipas jush janë pasojat aftshkurtra që do sjellë ky vendim?

 

Se pari, ky vendim eshte nje nul nga ana juridike sepse ne statutin tone nuk parashikohen largime te deputeteve nga grupi parlamentar me kete procedure qe ka ndjekur z. Basha. Organi vendimmarres, per raste te tilla, do te ishte Keshilli Kombetar, i cili i ka atributet per te vepruar sipas statutit. Ky vendim personal jo vetem qe ka vrare funksionalizmin demokratik te forces tone politike, por ka ofenduar çdo anetar, te cilet jane kapur ne befasi nga z. Basha. Per pasoje, e gjithe baza e Partise Demokratike eshte sot kunder Lulzim Bashes dhe kerkon largimin e tij nga drejtimi i PD.

Si një prej njerëzve që keni qenë brenda partisë dhe njihni mirë funksionimin dhe rregullat e saj, ju pyes: A mundet kryetari i partisë të largojë nga grupi parlamentar një deputet bazuar në vendimmarrje personale?

 

Kryetari i PD vendosi, pa ia kerkuar njeri, te largoje Sali Berishen nga grupi parlamentar. U tha se ishte nje kerkese e SHBA dhe ne veçanti e Ambasadores Kim. Kjo eshte propagande e stafit te Lulzim Bashes. Ambasadorja i ka kerkuar Bashes qe te ndikoje tek Z. Berisha ne menyre qe ai te mos pranoje mandatin e deputetit. Kjo kerkese ishte absurde dhe e papranueshe per nje vend sovran nga nje njeri i lire, qe nuk ka pranuar per asnje çast ato per te cilat akuzohet. Lulzim Basha, me nje akt prej autokrati, vendosi te largonte Berishen nga grupi parlamentar, pa ia kerkuar njeri. Te gjitha faturat e kesaj maskarade po i faturohen padrejtesisht Ambasades Amerikane ne Tirane sikur te ishte kerkesa e tyre.

Ky akt antistatutor i z. Basha ka tronditur thelle besimin e demokrateve te PD. Prandaj, nje nder kerkesat kryesore qe shtrojne sot ne foltoret e Dr. Berishes eshte edhe shkarkimi i Bashes nga posti i tij.

 

A shihni edhe ju si z.Berisha, arsye të tjera të vendimmarrjes së Bashës përtej atyre të deklaruara publiksht,  që lidhen me mundësinë e një pazari të fshehtë mes tij dhe palës kundërshtare që synon largimin e doktorit nga skena politike?

 

Berisha eshte pengesa kryesore e bashkeqeverisjes PD-PS. Sot, eshte e qarte nga qytetaret se mes Bashes dhe Rames ka nje marreveshje politike, permes se ciles eshte marre peng pluralizmi dhe demokracia e vendit. Keto 8 vite kemi pare nje ndeshje ‘boksi’ te trukuar ku, nga njera ane del nje Rame perbindesh qe akoma pa gjuajtur rrezon ne toke Bashen, i cili, pas çertifikimit te ndeshjes, ankohet per rezultatin. Kete realitet fiktiv e ka vertetuar edhe 25 Prilli, i cili theu mitin e rotacionit çdo 8 vite. Bashkepunimi vertetohet edhe me lenien pas dore te masakres zgjedhore nga Basha. Ai menjehere pas humbjes nuk u investua per asnje çast ne mbledhjen e provave, por i hyri gares per Kryetar te PD. Edhe Keshillit te Europes nuk arriti qe t’i dergonte nje material informues, permes te cilit Shqiperia mund te fitonte nje rezolute per zgjedhjet.

Berisha ishte i vetmi qe e pengonte kete tango dyshe dhe ndaj u komplotua nga te dy kunder tij.

 

Ndërkohë z.Berisha ka ndërmarrë një inicitivë të emërtuar si “Foltorja” ku ka nisur diskutimin në cdo qark e qytet të vendit për të folur hapur me demokratët si edhe në kuadër të mbledhjes së firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Si e shihni këtë hap të ish-kryeministrit?

Sali Berisha erdhi rrufeshem ne kete moment dramatik per opoziten e vendit. Eshte nje shkendije shprese qe zgjon kedo, i cili eshte dehur per 8 vite nga valiumi i Bashes. Pritshmerite e demokrateve per kete levizje jane mjaft te larta dhe vetem permes debatit te brendshem do te mund te ringrihemi.

Qendrimi im, pas humbjes se zgjedhjeve te pa humbshme te 25 Prillit, ka qene hapja e debatit te brendshem politik. Une shkova ne deren e PD dhe e kerkova kete gje ne menyre qe demokratet te ringriheshin mbi parime dhe vlera. Sot, imazhi i PD eshte foltorja e Sali Berishes dhe jo floketoret e Lulzim Bashes qe nuk takohen dot me bazen Partise Demokratike.

Sot flitet per perçarje, kur ne fakt eshte e kunderta. Ne foltore po kthehen edhe ata qe ishin larguar nder vite nga keqmenaxhimi qe Basha i beri burimeve njerezore te PD. Foltorja eshte shprese dhe bashkim per demokratet, e cila, ne bindjen time, do te transformoje PD ne nje mekanizem efikas perballe Rilindjes.

 

Nga ana e tij z.Basha vazhdimisht ka theksuar në publik se nuk do të lejojë mbajtjen e një Kuvendi që sipas tij vë në diskutim një vendimmarrje të partnerëve amerikanë. Ju si besoni, a do mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe nëse po, si?!

Kuvendi Kombetar i PD nuk merr ne shqyrtim vendime te Qeverise Amerikane. Keto vendime i diskuton Senati i USA. Ne ne Kuvend shqyrtojme çeshtje te brendshme te demokrateve. Kriza e besimit tek opozita, kriza e funksionimit normal te institucioneve te partise dhe plote probleme te tjera jane objekti qe do te shqyrtohet nga Kuvendi Kombetar i PD.

Zoti Basha abuzon me terminologjine kur i cileson si anti amerikan demokratet dhe vendimet e tyre. Ai po minon interesin e partnerit tone strategjik SHBA kur e cileson si objekt te mbledhjes tone vendimet e SHBA. Kjo eshte vetem nje tentative per te fshehur shkeljen e rende te statutit dhe humbjet e panumerta me flamurin e SHBA.  Demokratet do te mblidhen, sipas nenit 43 te Statutit te PD, per te rikthyer ne shina nje tren te keqperdorur nga Basha.  Statuti i PD i jep Kuvendit Kombetar kompetencat me larte te PD. Delegatet e ketij organi jane te zgjedhurit me vota nga baza e demokrateve, si Kryetar Seksionesh, Anetare Kryesie, Dege, etj. Keta jane baza e vertete e Partise Demokratike te Shqiperise.

Statuti parashikon qe nese Kuvendi e sheh te arsyeshme te kete te drejten per te nderruar emrin PD. Ata kane te drejte te shpallin çregjistrimin e PD ne Gjykate, te bashkojne PD me nje force tjeter politike, etj., etj. Pra te gjitha keto kompetenca jane sot ne dore te vendimmarrjes se tyre. Nder te tjera, ata mund te ndryshojne statutin e PD apo te shkarkojne Kryetarin me mocion mosbesimi. Kuvendi, sipas Statutit, ka te drejte te vetemblidhet nese e sheh te arsyeshme dhe pikerisht kjo po ndodh. Sot jane te mbledhura me shume se 60% e kerkesave te delegateve per nje mbledhje te jashtezakonshme te Kuvendit Kombetar.

Zoti Basha nuk ka asnje mjet per te ndaluar kete mbledhje apo thjeshte per te kundershtuar vendimmarrjen e saj. Sot, fati i PD eshte ne duart e Kuvendit Kombetar, i cili pritet te mblidhet pas pak javesh.

 

Me aq sa jeni në dijeni, a përfshihet në axhendën e pritshme të Kuvendit Kombëtar votimi për shkarkimin e z.Basha si kryetar partie? Po ndryshimi i statutit?!

Ajo qe pritet te ndodhe eshte ndyshimi i statutit dhe sigurisht edhe mocion mosbesimi ndaj Lulzim Bashes. Ky, ne fakt, eshte nje propozim i kahershem i imi i shprehur publikisht, per te cilin do te beje gjithçka qe te ndodhe ne mbledhjen e afert. Sot Basha eshte i vetem ne zyren e Kryetarit te PD dhe ka perballe shumicen derrmuese te demokrateve qe po numerojne ditet deri ne shkarkimin e tij. Permes Kuvendit Kombetar synohet qe PD te jete nje force shprese ne shoqeri dhe nje parti konkuruese me vlera dhe programe te qarta politike. Ne duhet te kthehemi tek vlerat e konservatorizmit dhe shteti i se drejtes si i vetmi mekanizem qe zgjidh ngerçin ku ka mbetur Shqiperia.

 

A keni një koment për propozimin e PD-së për vetting të politikanëve? Psae erdhi pikërisht në këtë kohë dhe nëse ka, cilat janë synimet e Bashës që fshihen pas kësaj kërkese?

 

Vettingu i politikaneve eshte nje domosdoshmeri ne kete vend. Korrupsioni fillon nga politika dhe zbret deri ne nivelet me te uleta. Ai sot eshte plaga me e madhe qe pengon ekonomine te rritet dhe ndikon direkt ne cilesine e jetes se shqiptareve. Zoti Basha ka paraqitur nje draft per ndyshime kushtetuese, i cili parashikon futjen e pushtetit legjislativ nen sqetullat e SPAK. Ky eshte nje eksperiment i rrezikshem per demokracine, i cili do te kishte pasoja fatale per te ardhmen e vendit. Modeli i propozuar nga Basha nuk ka asnje shembull ne bote tek i cili mund te referohemi. Ai eshte ne shkelje te parimeve juridike dhe politologjike te ndarjes se pushteve.

 

Lulzim Basha, per me teper, ka vite qe akuzon SPAK si çader mbi korrupsionin e Rilindjes dhe sot, çuditerisht, zgjohet dhe kerkon qe kete giotine ta vendose ne duart e Rames.  Sigurisht qe besoj se eshte nje loje e Bashes per te patur nje alibi mbi te cilen te organizohen konferenca shtypi. Nevoja e vettingut ne politike nuk duhet ngaterruar me nevojen e Bashes per vemendje. Ai nuk ka ne asnje rast qellim kete gje. Po te behej vettingu i politikaneve, Basha do te duhej te largohej vete i pari nga ajo. Ky diversion eshte sot vetem hi mbi syte e turbulluar te shqiptareve, te cilet jane ngopur nga Rama-Basha.

 

*Intervistat e dhene per gazeten “Standard” gezojne te drejtat e autorit dhe nuk mund te riprodhohet pa lejen e botuesit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here