Miu, elefanti, Majko, Rama dhe aeroplanmbajtësja amerikane

0
261

Nga Taulant Dedja

Me zellin e tyre sa foshnjarak, aq idiot dhe të pështirë, kryeidioti i qeverisë, Edi Rama, dhe ca palo ministra që u mbaron mbiemri me pali, açka, uçi dhe leshi, nxituan të publikojnë ca foto më kaska ushtarësh të realizuara mbi një anije luftarake amerikane. Teze Kim, i kishte marrë me vete në shëtitje, për sjellje të mirë, çapaçulët e “Rilindjes” dhe ata nxituan ta shprehin ngazëllimin duke na “dhuruar” në rrjete pamjet e surretërve të tyre në delir “orgazmik”, sjellje që nuk besoj që ka qeveri në botë që e bën, përveç qeverisë palaço të Tiranës.

Teksa pashë këto foto, m’u kujtua një histori me Pandi Majkon diku aty nga viti 2003. Ishte koha kur Parlamenti i Republikës së Shqipërise miratoi me ligj pjesëmarrjen e ushtrisë shqiptare në koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA, që pushtoi Irakun në “kërkim” të armëve kimike dhe përmbysi regjimin, dikur aleat, të Sadam Hussein-it.

Nga 140 deputetët e Parlamentit, të gjithë votuan pro pjesëmarrjes në koalicionin e Irakut, me përjashtimin tim, që abstenova, duke argumentuar qëndrimin përkatës me bindjen se konflikte të kësaj natyre (pra rasti konkret në atë kohë) duhen zgjidhur me paqe dhe jo me luftë. Mbaj mend që pas votimit, një mik që vazhdoj ta konsideroj të tillë, më vuri në dijeni që të gjithë përfaqësuesit e shërbimeve sekrete perëndimore (të mbuluar me petk diplomati) prezent në Tiranë, i kishin kërkuar Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) informacion të plotë rreth personit tim.

Ca ditë më pas, për temën në fjalë, na fton Alban Dudushi në Top-Channel mua dhe Pandi Majkon, që asokohe ishte Ministër i Mbrojtjes i qeverisë Nano. Secili prej nesh shprehu opinionin e tij për rastin konkret dhe sigurisht unë dhashë argumentet pse zgjodha të mbaja atë qëndrim, ndryshe nga krejt klasa politike e kohës. Pandi, i njohur për patetizmin e tij folklorik, më detyroi në një moment gjatë bisedës t’i përgjigjesha me një shembull nga bota e kafshëve duke iu drejtuar me fjalët: “Ti Pandi po më kujton historinë e miut që mburrej mbi shpinën e elefantit”.

Ja historia e rrëfyer me pak fjalë. Një elefant i kish dhënë lejen miut të qëndronte mbi shpinën e tij dhe të dy shëtisnin nëpër pyll. Miu me një vështrim trimfatori u hidhte sytë gjithë kafshëve të tjera. Në një moment, kur po kalonin mbi një urë druri, normal që ura zu të dridhej nën peshën e elefantit. Në atë çast dëgjohet zëri i hollë i miut: “Eeeeeej e shikoni si dridhet ura nën këmbët tona?”

Ja pra ç’më erdhi në mendje kur kundrova fotot e palaçove qeveritarë të Tiranës në shëtitjen e fundjavës me teze Kim. Qeveritarët më pa dinjitet në botë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here