Historia që tregoi Nishani në takimin Rama-Basha (VIDEO)

0
216

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha sapo kanë filluar negociatat në Presidencë për arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund krizës politike në vend.

 

 

I pari që ka mbëritur në Presidencë ashtu si dje, ka qenë kryeministri Rama, i përpiktë në orar. Pas 3 minutash, ka mbërritur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Takimi ka nisur në orën 19:10.


Në takimin që po zhvillohet me dyer të mbyllura janë lejuar për disa sekonda vetëm operatorët e televizioneve për të fokusuar disa pamje nga momentet e para të negociatave.

Referuar një video të siguruar nga “BalkanWeb”, ku shihet qartë tensioni si tek kryeministri, Rama ashtu edhe tek lideri i opozitës, Basha, dëgjohet në sfond edhe Presidenti Nishani që duket se po tregon historinë e një personazhi, si për të shkarikuar palët nga nervoziteti.

Nga aq sa mund të dëgjohet në pak sekondat e videos, Nishani është duke i treguar Ramës e Bashës, historinë personale të një individi që siç kuptohet është një biznesmen. “Kishte 20 muaj diferencë, tani merret me biznes”, janë të paktat fjalë që mund të perceptohet nga ajo çfarë po rrëfen Nishani, për shkak se edhe blitzet e fotografëve të pranishëm në fillim të takimit e bëjnë të pamundur të kuptohet në detaje se çfarë Presidenti po i tregonte Ramës dhe Bashës. Teksa dëgjojnë rrëfimin e Nishanit, kreu i PD-së shfaqet në video i qeshur, ndërsa kryeministri pohon disi me kokë ato çfarë i tha Presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here