Operohet 18-vjeçarja nga Lezha, rezultoi pozitive me koronavirus…

0
165

Në Shqipëri operohet për herë të parë një nga pacientët e prekur me COVID-19. ABC News mëson se fillimisht vajza 18-vjeçare nga Lezha është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pas bërjes së testit rezultoi pozitive me koronavirus.

Operacioni është kryer në Sanatorium mbrëmjen e së premtes nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.

Reanimatori Arjan Vyshka tha për ABC News se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Shqipëria ka kushtet e mjaftueshme për të kryer operacione të tilla.

Ai tha se vajza ‘qëndronte e vetëkarantinuar në shtëpinë e saj në Lezhë’.

I pyetur për familjarët e saj, ai tha: “Nuk e di nëse kanë rezultuar pozitivë ose jo, por në spital vizitat janë të ndaluara, kemi komunikuar përmes telefonit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here