Gratë afgane dalin në protestë në Kabul: Shteti nuk do të jetë kurrë i suksesshëm pa ne

0
78

Gratë në Afganistan kanë dalë në protestë ditën e sotme për padrejtësitë që po u bëhen që nga momenti që talebanët kanë marrë në pushtet vendin. Aljazeera shkruan se dhjetëra protestuese u mblodhën sot Kabul për të kërkuar të drejtat e tyre. Ato kërkuan të drejtat e tyre në lidhje e punën, shkollën si dhe veshjen.

Teksa gratë po protestonin duke mbajtur në duar pankarta që shkruanin “Motoja jonë është liria” dhe “Gratë afgane janë të bashkuara”, talebanët qendronin para tyre me armë në duar.

“Ne gratë afgane kemi punuar fort, studiuar dhe specializuar në edukim për 20 vite, por sot ne jemi hequr nga kabineti qeveritar. Ne kërkojmë të drejtat tona njerëzore”, tha njw protesteuese.

“Demonstratat tona po zhvillohen pasi pa prezencën e grave asnjë shoqëri nuk do të ketë prosperitet. Eleminimi i grave do të thotë eleminim i qënieve njerëzore. Nëse gratë nuk janë prezente në një vend, shoqëri, apo qeveri, ai shtet apo kabinet nuk do të jetë i suksesshëm”, tha një tjetër protestuese.

Talebanët pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe civilë kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here