Butrint Imeri paralajmëron se kënga e tij e re do jetë hiti i radhës

0
140

Sezoni veror ishte një tjetër periudhë e suksesshme për këngëtarin Butrint Imeri.

Këngëtari i njohur jo vetëm që solli disa këngë solo, por edhe erdhi me një bashkëpunim me dy emra të tjerë të njohur: Ledri Vula dhe Kida.

Kënga e tyre “Dale” ishte një prej hiteve më të dëgjuara të verës që po lëmë pas me mbi 47 milionë klikime në YouTube, megjithatë Butrint Imeri, ka tashmë gati edhe një tjetër projekt muzikor.

Butrinti përmes një imazhi në InstaStory e ka cilësuar këngën e tij të re që mban titullin “Kuku”, si një “hit i radhës”.

Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth datës së publikimit të këngës, dhe se çfarë ka përgatitur mbetet të shihet.

Image

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here