RISIA E FUNDIT E RILINDJES/ Ish-deputeti denoncon superskandalin….

0
122

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar skandalin referuar shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas ish-deputetit, “kryeministri Rama ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit, ndryshe shkarkohen nga puna.”

Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama e banda, kanë shkalluar fare”, shkruan ndër të tjera Boçi, duke nënkuptuar presionin që bëhet në zgjedhje pavarësisht mungesës së pjesëmarrjes nga ana e opozitës, e cila është shprehur kundra duke respektuar kështu edhe dekretin e Presidentit Meta.

Postimi i plotë

RISIA E FUNDIT E RILINDJES

Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij.

Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit.

Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna.

Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare.

Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”:

Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës!

Rrini të qetë.

Zgjedhje në 30 qershor nuk ka!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here